Ylli i Chelseas, Eden Hazard është emëruar futbollisti më i mirë i vitit nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv.
Ai mposhti sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, që doli i dyti dhe bashkëlojtarit nga Chelsea, John Terry, i treti.
Hazard, i cili e fitoi edhe çmimin nga Premierliga në muajin e shkuar, fitoi rreth 53 për qind të votave pasi inspiroi “Blues” drejt trofeut të parë nga viti 2010 në ligë.
Mesfushori belg ka realizuar 14 gola dhe tetë asistime gjatë këtij sezoni ndërsa është një prej tre futbollistëve së bashku me Terryn dhe Branislav Ivanovic që ka qenë titullar në secilën ndeshje të Chelseas, këtë stinor.
Terry po ashtu hyri në mesin e tri pozitave të para, ku pavarësisht moshës e konfirmoi rëndësinë e madhe në skuadër.