Shukri Buja vazhdon takimet me qytetarë: Energjia dhe mobilizimi janë në maksimum për tubimin e së premtes

E publikuar: 09/10/2025 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar takimetme qytetarë.

Ai ka thënë se energjia dhe mobilizimi janë në maksimum për të premten në ora 19:00.

Aty PDK mban tubimin përmbyllës për fushatën në Lipjan.

“Sot takuam disa qytetarë të Lipjanit në Restorantin ‘Berlini’! Energjia dhe mobilizimi janë në maksimum për të premten në ora 19:00, te Palestra e Re Sportive ku do të festojmë së bashku fitoren tonë”, ka thënë Buja.