Alban Hyseni: Zhegra legjendare, besim i palëkundur për fitoren e VV-së në Gjilan

E publikuar: 08/10/2025 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Zhegër, të cilët i cilësoi si mikpritës dhe të përkushtuar ndaj frymës së qeverisjes së mirë të Vetëvendosjes.

I shoqëruar nga zëvendësministrja Liza Gashi, Luan Aliu dhe kandidati për Asamble Bajram Isufi, Hyseni tha se Zhegra tregoi mbështetje të jashtëzakonshme dhe konfirmoi se e ardhmja është në duar të sigurta.

“Jemi bashkë dhe të dielën fitojmë me të parën,” përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Zhegra legjendare sonte na priti me zemër plot e me përkrahje të jashtëzakonshme! ❤️

Fryma e qeverisjes së mirë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbretëron në këtë fshat të mrekullueshëm, të cilin e vizituam bashkë me zëvendëministren Liza Gashi, me Luan Aliun e Lëvizjes dhe me Bajram Isufin, kandidat i listës sonë fituese për Asamble.

Zhegra, me historinë dhe shpirtin e saj të madh, na e konfirmoi se e ardhmja është në duar të sigurta dhe na e dha besimin e palëkundur për të ecur bashkë.

Jemi BASHKË dhe të dielën fitojmë me të parën!

#BASHKËpërGjilanin