Shukri Buja njofton qytetarët për Tubimin Përmbyllës të fushatës: Më 10 tetor në ora 19:00 në Sallën e Sporteve – ju ftoj për fitoren e madhe

E publikuar: 07/10/2025 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, që do të mbahet me 10 tetor.

Buja i është drejtuar qytetarëve përmes një video në Facebook, ku deklaron:

“Të nderuar qytetarë të Lipjanit, më 10 tetor në ora 19:00, në Sallën e Sporteve, ju ftoj në Tubimin Përmbyllës të fushatës elektorale, bashkë të jemi me energji e me zemërplot, që ta bëjmë këtë ndryshim.

Ju ftoj për fitoren e madhe, fitoren e Partisë Demokratike, numrin 191”, është shprehur Buja.