​Osmani falënderon Trump: Aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm

E publikuar: 27/09/2025 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zotëria i parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në New York, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë, Melania Trump.

Presidentja Osmani ka shkruar se ishte një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump, që u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe. Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar ajo.