Të gjithë në luftë për titullin në Romë, nga kampioni në fuqi Novak Djokovic duke vazhduar me Roger Federer e Andy Murray-in e deri te Rafael Nadal. Në kryeqytetin italian nisi turneu që do t’i japë fund parapërgatitjeve të tensiteve për Grand-Slamin e dytë të vitit Roland Garros që starton pas rreth 2 javësh në Paris. Por edhe pse në Mastersin e Romës marrin pjesë të gjithë tenistët më të mirë të Botës në ditën e parë asnjë nga favoritët kryesorë nuk zbriti në fushën e famshme Foro Italico pasi të gjithë janë kualifikuar automatikisht në raundin e dytë. Në këtë mënyrë vëmendja e fansave u përqëndrua te tenistë të tillë si Grigor Dimitrov idhulli i tifozerisë vendase Fabio Fognini apo edhe John Isner, Richard Gasquet dhe Gilles Simon.
Nuk e pati shumë të vështirë për të avancuar në raundin e dytë bullgari Grigor Dimitrov që kaloi në 2 sete me shifrat 6-3, 7-6 polakun Jerzy Janoëicz. Një fitore në mënyrë të ngjashme si Dimtrov koleksionoi edhe amerikani John Isner që u imponua po 2-0 me sete 7-5 6-3 ndaj portugezit Joao Sousa. Ndërkohë shumë më e vështirë sesa parashikohej rezultoi sfida e ruandit të parë për francezin Gilles Simon. Favoriti numër 12 në Romë triumfoi 2-1 me sete në 2 orë e 23 minuta lojë përballë amerikanit Jack Sock. Për të gjithë kënaqësinë e tifozëve të pranishëm në Foro Italico në raundin e dytë u kualifikua edhe Fabio Fognini që mundi në 2 sete 7-6, 6-3 amerikanin Steve Johnson, ndërsa Richard Gasquet kaloi me të njëtjin rezultat italianin Fabbiano./ss/