Kryetari aktual dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar lagjet Arbëria dhe Zabeli, të cilat i cilësoi si “zemra dhe shtylla të Lëvizjes”.
Hyseni u shpreh se përkrahja masive nga këto lagje është dëshmi e qartë se fitorja më 12 tetor është e sigurt.
“Kur Arbëria dhe Zabeli përgjigjen me kaq masovitet, fitorja është e padiskutueshme,” theksoi ai në postimin e tij.


















