Balje për deklaratën e Kurtit: Mbase ishte i revoltuar, nuk dua të besoj se e ka menduar sinqerisht

E publikuar: 21/06/2025 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në ditët e fundit ka përdorur termin “nomadë” për deputetët që nuk po marrin pjesë në votimin për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se nuk e ka marrë si ofendim, ndonëse pranon që shumë kolegë e kanë perceptuar si të tillë.

“Nuk e di me çfarë qëllimi, kam parë që shumica e deputetëve kanë marrë këtë si një lloj ofendimi. Unë jam mësuar dhe për mua nuk është diçka. Ndoshta ka qenë një moment kur ka qenë i revoltuar – edhe sot, 35 herë nuk është pak – por prapë se prapë besoj që kryeministri ka pasur një moment kur ka qenë më nervoz, edhe nuk po dua me besu se kështu ka menduar sinqertë,” tha Balje.