Ramabaja me gjuhë të ashpër ndaj ish-opozitës: Duhet të shkonin të ruanin bagëtinë

E publikuar: 20/06/2025 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si një përkrahës i Albin Kurtit, ka mbështetur deklaratën e kryetarit të VV-së, i cili deputetët e ish-opozitës i ka quajtur “nomadë”.

Madje, ai u është drejtuar me gjuhë edhe më të rëndë deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Ramabaja i ka bërë “çobanë” deputetët e partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, duke thënë se ata duhet të shkojnë ta ruajnë bagëtinë.

“E paktë është t’i quash nomadë ata të cilët nuk janë të aftë të krijojnë institucion. Do të thotë se nuk janë të përgatitur të jenë deputetë, prandaj duhet të shkonin të ruanin bagëtinë, e jo të tallen me popullin. Kjo është fyerje që i bëjnë qytetarët deputetë”, ka deklaruar Ramabaja.