Sigurisht qe asnjeri nuk është perfekt, secili ka dobësitë e tij, veçanërisht nga këndvështrimi i një personi te seksit tjetër.
Por megjithatë, ka disa sjellje mashkullore qe janë ideale për t’i ngritur nervat partneres, por njëkohësisht edhe tregues qe provojnë se ai nuk është mashkulli i duhur për ju.
1. Te dërgon pa pushim foto te trupit te tij te palestruar. Ben vazhdimisht fizkulture dhe parapëlqen qe ta vlerësojnë për këtë.
2. I përgjigjet shume shkurt mesazheve te gjata te partneres, ndërkohë qe irritohet kur këtë gjë e bën ajo.
3. Komenton dhe i bën LIKE fotove te femrave te tjera ne Facebook.
4. Te çan për ore te tëra kokën duke nxjerre ne pah vlerat e tij sikur don te thotë qe është fat i madh për ty te jesh e dashura e tij.
5. Te dërgon foto hard, duke injoruar faktin se seksi virtual nuk te intereson.
6. E përshkruan veten si një don Juan, si një trim te madh, me fjale te tjera mburr veten, por qe ne rastin e pare te përballjes bëhet i urte si një këlysh./www.kosovarja/