Mourinho: Dua të qëndroj te Chelsea

E publikuar: 10/05/2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Jose Mourinho është shprehur se ai nuk do të largohet nga Cheslea, vetëm nëse këtë e dëshiron presidenti Roman Abramovich.

Ai tha se ndjehet mirë tek Chelsea dhe nuk do të largohet ashtu siç bëri tek Interi dhe Real Madridi.

“Nuk qëndrova tek Interi sepse nuk doja. Nuk qëndrova tek Real Madridi sepse nuk doja. Dua të qëndroj tek Chelsea, por jam në duart e presidentit Abramovich”, tha Mourinho.

“Ai nuk ka presion. Ai nuk ka nevojë të më ofrojë një kontratë të re nesër, ai nuk ka nevojë të më japë më shumë para. Ai nuk ka nevojë të shqetësohet për klubet që interesohen për mua”, theksoi ai.

“Nëse ai më dëshiron mua, unë do të qëndroj. Kur ai nuk më dëshiron, atëherë do të largohem. Është shumë e thjeshtë për të, është shumë e thjeshtë për mua”, pohoi tekniku portugez.