“Zgjohet” Milani, Roma rrezikon Championsin

09.05.2015 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Zgjohet” Milani, Roma rrezikon Championsin

Zgjohet më në fund Milani. Fanellat e reja duket se u sollën fat kuqezinjve, që mposhtën 2-1 Romën në “San Siro” në një sfidë që u vlejti më shumë për moral, pasi pjesëmarrja në Europa League sezonin e ardhshëm mbetet një mision thuajse i pamundur. Zhgënjen nga ana tjetër Roma e Rudi Garcias, që rrezikon të parakalohet nga Lazio, por edhe të humbasë vendin e tretë në tri ndeshjet e mbetura të Serisë A.

Milani u shfaq më kërkues që në fillim të sfidës, krijoi raste për shënim, por takimi do të zhbllokohej në minutën e 40 nga Van Gingel, i asistuar nga Keisuke Honda. Në minutat e mbetura të pjesës së parë nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me Milanin që iu drejtua dhomave të zhveshjes edhe me avantazhin psikologjik.

Pa u mbushur 15 minuta lojë nga starti i fraksionit të dytë Milani shënoi edhe golin e dytë me Destron, i asistuar sërish nga Keisuke Honda, që rezultoi ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë. Një ndërhyrja e gabuar e De Jong në zonë në minutën e 72 i dha mundësinë Francesco Tottit të ngushtonte diferencën, por me gjithë përpjekjet e verdhekuqve për të marrë të paktën një pikë në “San Siro”, vërshëllima e fundit e gjyqtarit sanksionoi fitoren e Milanit, që kthehet te suksesi pas 5 ndeshjesh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit