Ditëve të sotme, falë teknologjisë 802.11ac të Wi-Fi, shpejtësitë e transmetimit të bandwidth por arrin në 1 Gbps. Linksys është një kompani të cilën shpeshherë e kemi parë të udhëheqë në këtë drejtim dhe tashmë po nxjerr në shitje routerin e ri Linksys EA8500 MU-MIMO Gigabit Router.
Ky router teorikisht është i aftë të transmetojë bandwidth përmes Wi-Fi deri në 7 Gbps duke e bërë atë edhe router-in më të shpejtë që gjendet në treg. Nga ana tjetër, Linksys nuk del në pretendime të tilla sepse në të vërtetë shpejtësi të tilla arrihen vetëm në kushte laboratorike.
Sipas Linksys, EA8500 falë çipit Qualcomm EFX MU-MIMO mund të arrijë një shpejtësi Wi-Fi deri në 2.53 Gbps. Kjo shifër e re thyen rekordin prej 1733 Mbps që ishte arritur në frekuencën 5 Ghz dhe 800 Mbps në frekuencën 2.4 Ghz.
Ajo çfarë e diferencon këtë router nga të tjetër është aftësia për të dërguar të dhëna për tek disa përdorues njëherazi. Diçka e tillë nuk ishte e mund në routerat e mëparshëm 802.11n dhe 802.11ac. Deri në katër klientë njëherazi mund të mbështeten gjatë transferimit të të dhënave.
EA8500 fuqizohet nga një proçesor dy bërthamësh Qualcom Snapdragon 1.4 Ghz dhe numëron katër porta me kapacitet gigabitësh. Së bashkë me to janë edhe dy porta USB dhe një eSata, kjo e fundit mjaft e dobishme nëse dëshironi të ndërlidhni një hapësirë memorje. Ky router do të kushtojë 279 dollar, e për të tjerat bëjini ju vetë llogaritë.