Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga bllokada e krijuar tash e një muaj.
Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët e partive. Ftesa e Osmanit për takim konsultativ erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. E fundit ishte sot.
Pas liderëve të partive shqiptare, Osmani do të takohet më pas me ata të minoriteteve.


















