Osmani: Kosova është gati për hapa të mëdhenj drejt BE

E publikuar: 14/05/2025 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit dhe konferencës për media që pati me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaron se Kosova është gati për hapa të mëdhenj drejt BE-së.

Krahas pamjeve që ka ndarë Osmani në Facebook-un e saj, ajo shkruan se me Costan diskutuan për “domosdoshmërinë që BE t`i heqë masat e padrejta ndaj vendit tonë, dhe për nevojën që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të trajtohet sa më parë”.