Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se do të vazhdojë me takime me përfaqësuesit e subjekteve politike për të gjetur një zgjidhje në konstitumin e Kuvendit.
Në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Anonio Costa, presidentja Vjosa Osmani është përgjigjur në pyetjen e gazetares së Telegrafit lidhur me ftesën e saj për subjektet politike për të gjretur një zgjidhje në konstituimin e Kuvendit.
“Do të vazhdojmë me takime. Jemi në zbatim të detyrave kushtetuese. Mos konstituimi i Kuvendit rrezikon zbatimin”, ka thënë presidentja për Telegrafin.
Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Pavarësisht 15 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në zgjedhje – Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ndërsa partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuaren e kësaj partie, Albulena Haxhiun.
Në përpjekje për të tejkaluar këtë situatë, presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e subjekteve parlamentare në një takim konsultativ më 15 maj.

















