Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

E publikuar: 12/05/2025 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë ai për “Express”.

Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK-ja e AAK-ja.