Nga 120 deputetë, këtë të diel në seancën konstitutive morën pjesë vetëm 92 prej tyre.
Nga 92 prej tyre, për komisionin për votim të fshehtë, “për” votuan 54 deputetë, ndërsa të tjerët nuk u inkuadrun as “për”, as “kundër”, as “abstenim”.
Albulena Haxhiut i nevojitet shumicë e thjeshtë parlamentare për të mundur të kalojë zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit, për ç’gjë ajo tashmë ka dështuar dhjetëra herë.
Asnjë indikacion se do të tërhiqet nuk e ka dhënë Haxhiu apo Vetëvendosja.

















