Behrami: Insistimi për Albulenën, s’është degradim veç për Kosovën por edhe vetë VV-në

E publikuar: 10/05/2025 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Artan Behrami

Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm konfirmoi se Albulena Haxhiu do të mbetet kandidate e tyre për kryetare të Kuvendit.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se insistimi i Vetëvendosjes që vetëm Albulena Haxhiun të zgjidhet kryetare të Kuvendit nuk është degradim vetëm për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se një insistim i tillë është degradim edhe për vetë VV-në.

Behrami  në Facebook, ka shkruar se VV-ja ka figura më unifikuese.

“Insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për vetë VV-në. Paramendo, nga një figurë si Glauk Konjufca, që gëzon deri diku mbështetje popullore, të një pjese të opozitës dhe shoqërisë civile, VV-ja insiston në një figurë përçarëse dhe izolacioniste, siç është Albulena. Çfarë degradimi!”, ka shkruar Behrami.