Në ambientet e kompanisë automobilistike Kosova Motors, u prezantua produkti i fundit i Land Rover`it – Land Rover Discovery Sport.
Në një hapje solemne, në mbrëmjen e së enjtes, morën pjesë figurat me eminente të skenës së biznesit, shoqërisë civile dhe përfaqësive diplomatike në Kosovë.
Në këtë eveniment ishte prezent edhe drejtori i Land Rover Worldwide, z. Mark Tennant, i cili njoftua me tregun kosovar të automobilizmit.
Në fjalimin e tij, Drejtori i Kosova Motors Driton Zairi, i njoftoi mysafirët me historinë dhe rrugëtimin e Kosova Motors deri në piedestalin e arritshmërisë, me të cilën kanë arritur të jenë përfaqësuesit e një marke me renome botërore dhe luksoze, Land Rover.
Në anën tjetër, Ambasadori Britanik në Kosove, Z.Ruairi O’Connell, pas një fjalimi të shkurt, falënderoi kosovarët, mysafirët dhe partnerët të cilët rrisin bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërise së Bashkuar.
Në këtë eveniment, përpos hapjes se showroom, u bë edhe lansimi i veturës së re të Land Rover, Discovery Sport, e cila është një dizajn krejtësisht ndryshe nga të tjerët, me një motor shumë të fuqishëm.