Disa persona janë përleshur mes vete pas përfundimit të një gare të makinave e cila është mbajtur sot në Sllatinë.
Pamjet e përleshjes fizike janë publikuar në TikTok, dhe në to shihet edhe ndërhyrja e policisë, njofton Klankosova.tv.
Kjo garë e makinave është mbajtur dy ditë me radhë, më 3 dhe 4 maj.
Për detaje të tjera Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës por deri në këto momente nuk ka marrë një përgjigje.

















