Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se nëse ka vullnet politik, zgjidhja është tepër e thjeshtë për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, shkruan infosot.com
“Mund të bllokohet pafundësisht konstituimi i Kuvendit, rrjedhimisht formimi i Qeverisë. Por, nëse ka vullnet politik, zgjidhja është tepër e thjeshtë!
Në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë marrë pjesë 966 mijë e 283 votues. Për Vetëvendosjen kanë votuar rreth 400 mijë qytetarë. Për PDK-në, rreth 200 mijë.”, ka shkruar Pozhari.
Sipas tij, ky është tregues i mjaftueshëm.
“Pra, nga totali i 966 mijë votave, shumica dërrmuese, 600 mijë, të cilët e krijojnë Qeverinë stabile, janë orientuar tek këto dy parti. Zbërthyer në ulëse të parlamentit 48+24 që pa asnjë telashe e zgjedhin edhe presidentin, bashkë me pakicat jo serbe.
Por, nëse për cilëndo arsye ky nuk është tregues i mjaftueshëm, vazhdoni me mendjen tuaj.
Na veç po kqyrim seri”, përfundon Pozhari,

















