Një person arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, por arrestohet sërish

E publikuar: 03/05/2025 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, një person i arrestuar ka arritur të arratiset nga ambientet e stacionit policor.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte kapur rreth orës 06:00 me urdhërarrest aktiv, por ka ikur gjatë kohës që ishte nën mbikëqyrje.

Menjëherë pas arratisjes, është ndërmarrë një operacion intensiv kërkimi dhe pas një kohe, i njëjti është arrestuar sërish.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje. Autoritetet po hetojnë rrethanat e arratisjes.