“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria” – Pas tetë dështimesh Kurti i thotë dy fjalë për ngërçin

E publikuar: 30/04/2025 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nga gazetarëve për formimin e qeverisë, për të cilën ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet Kuvendi.

“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria”, ka qenë përgjigja e Kurtit.

I pyetur nëse Kuvendi do të konstituohet, Kurti s’ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Ai është nesër”, ka qenë përgjigja e tij.

Të martën e 29 prillit dështoi tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Emri i propozuar nga VV-ja për Kryeparlamentar dështoi sërish. Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme. Madje, për dallim nga propozimin e bërë në seancat e kaluara, të martën Haxhiu mori veç 54 vota, 44 i pati kundër dhe tri abstenime, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 110 deputetë.

VV-ja për këtë ngërç tash e sa javë në Kuvend, po fajëson partitë tjera politike. Sipas tyre ata që po votojnë kundër po e krijojnë këtë bllokadë. Ndërsa nga ana tjetër, PDK dhe AAK kanë kërkuar që të ndryshohet emri i propozuar, si mundësi që dhe të kalojë kjo fazë, por që nga VV kanë deklaruar se emri do të jetë në çdo votim, Albulena Haxhiu.