Doganës i anulohet tenderi 1.5-milionësh

08.05.2015 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doganës i anulohet tenderi 1.5-milionësh

Për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin 1.5-milionësh të Doganës së Kosovës për furnizim me banderola.

Ky tender që parashihet të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh përveç vlerës monetare ka peshë të madhe edhe në sigurinë dhe në parandalimin e kontrabandës, pasi falsifikimi apo shitja e kundërligjshme e banderolave e dëmton direkt buxhetin e Kosovës me dy produkte që kanë tatime doganore dhe akcizë dhe rrjedhimisht i sjellin të hyra të mëdha shtetit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit për të dytën herë e ka shqyrtuar këtë tender. Herën e parë, ajo kishte vendosur që lënda të kthehet në rivlerësim. Kurse tashmë OSHP-ja ka vendosur që të anulojë dhënien e kontratës që i kishte bërë Dogana kompanisë “De La Rue” me seli në Angli, ku përmes këtij vendimi i tërë procesi të kthehet në pikën zero, shkruan gazeta Zëri.

Dogana e Kosovës e ka eliminuar një kompani nga gara për këtë tender 1.5-milionësh me arsyetimin se asaj i ka munguar “Deklarata nën betim”, njëra nga pikat e dosjes së tenderit. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se në ofertën e kompanisë ankuese “KGT-Gieseck Devriet” ka qenë edhe “Deklarata nën betim” e nënshkruar nga dy anëtarët e konsorciumit. Me këtë rast OSHP-ja ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “KGT – Gieseck Devriet” me seli në Prishtinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët