Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

E publikuar: 28/04/2025 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një automjet i policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.