Itali, tragjedi në Napoli

E publikuar: 05/05/2015 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tragjedi në qendër të qytetit të Napolit në Itali. Një karabinier 42-vjeçar, ka vrarë gruan e tij 30-vjeçare, djalin 8 vjeç dhe më pas është vetëvrarë. Krimi ndodhi në banesën e tyre. Në pallatin ku ndodhi ngjarja u mblodhën shumë persona, shumica të afërm të familjes, të cilët nuk dijnë që të japin ndonjë arsye se pse ndodhi tragjedia. Sipas asaj që raportohej, familja njihej në zonë dhe vlerësohej shumë. Zbulimi tragjik është bërë nga motra e policit. Ajo ka dyshuar kur vëllai nuk i është përgjigjur më në telefon. Në fund ajo ka vendosur që të shkojë tek apartamenti i të vëllait dhe ka njoftuar policinë rreth tragjedisë që kishte ndodhur./abcnews.al/