Shënohet 25 vjetori i ditës së dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së

E publikuar: 26/02/2025 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Karadakut, Ahmet Isufi, ka organizuar aktivitete përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-së. Në këto aktivitete morën pjesë familjarë të Dëshmorëve, bashkëluftëtarë, struktura institucionale dhe qytetarë të shumtë. Ata vendosën buqeta lulesh të freskëta në Kodrën e Dëshmorëve dhe morën pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila përkujtoi sakrificat e bijve të Kombit.

Një nga momentet më emocionuese të aktiviteteve ishte zbulimi i Obeliskut të Dëshmorëve, i cili përkujtan ata që dhanë jetën për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Porosia që u përcoll gjatë këtyre aktiviteteve ishte që të mos harrojmë të kaluarën e lavdishme dhe të vazhdojmë përpjekjet për mbajtjen gjallë të idealit të bashkimit të shqiptarëve, veçanërisht për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore.