Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe ish-deputeti Ahmet Isufi, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se shpallja e pavarësisë ishte shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës, i cili për shekuj kishte pritur këtë moment historik.
Ai gjithashtu kritikoi mungesën e përfaqësuesve autentikë të procesit të lirisë dhe pavarësisë në këtë përvjetor, duke shtuar se “e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë.”
Në fund, Isufi ka uruar Kosovën për këtë ditë të rëndësishme:
“Kosovë, Urime Pavarësia!”.



















