Mustafa me 5 ministra në Gjilan, premton rritje të buxhetit për Komunën (Foto)

30.04.2015 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat, Imet Rrahmani, Lutfi Zharku, Arban Abrashi, Memli Krasniqi e Ferid Agan, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku janë pritur nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.

Fillimisht kryetari Lutfi Haziri e njoftoi kryeministrin Mustafa me punët, angazhimet, problemet dhe sfidat në qeverisjen në Gjilan, ndërsa më pas kanë vizituar 3 kompani të suksesshme, “Premium Tobacco Group”, “Ask Food” dhe “Fluidi” për të parë nga afër punën e madhe që po bëjnë ata.

Kryetari Haziri, pasi falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën, tha para gazetarëve se ka njoftuar në detaje për nevojën e mbështetjes në infrastrukturë dhe në sektore tjera.Displaying 4.jpg

“Sot ishte një ditë jashtëzakonisht e mirë për Gjilanin. Para kryeministrit kemi paraqitur programin tonë për gjashtëmujorin e dytë dhe propozimet tona, poashtu, në përballimin e investimeve të kërkuara për Gjilan. Kryeministri dhe ministrat janë të njoftuar në detaje dhe unë besoj shumë që Gjilani si qytet më i madh regjional do ta ketë mbështetjen në infrastrukturë, në bujqësi dhe në programe të tjera që janë të domosdoshme për ta zënë hapin e zhvillimit të komunave dhe regjioneve tjera”, ka thënë kryetari Haziri.Displaying 1.jpg

Kryetari i Gjilanit ka marrë mbështetjen e parezervë nga kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, i cili tha se me rishikim, do ta rris buxhetin për Gjilanin.

“Rritje të buxhetit të Komunës së Gjilanit sigurisht se do të ketë. Do ta keni parasyshë situatën e tanishme sepse edhe kjo Komunë edhe disa të tjera kanë trashëguar borxhe të mëdha nga e kaluara. Ne disa përmirësime do t’i bëjmë me rishikimin e buxhetit për Gjilanin, por edhe për disa komuna të tjera, ndërkaq do ta kemi një buxhet më ndryshe nga viti 2016 sepse do ta bëjmë një planifikim më të mirë dhe mund të lirohemi prej disa obligimeve të mëdha të cilat i kemi sivjet tek infrastruktura”, ka thënë Mustafa.Displaying 3.jpg

Kryeministri Mustafa, pas vizitave në kompanitë e sipërpërmendura, tha se puna e tyre tregon se situata në terren nuk është ashtu siç prezantohet në opinion sepse, megjithatë, Gjilani ka biznesmenë shumë të suksesshëm.

“Sot pamë punë të mrekullueshme në Gjilan. Biseduam me kryetarin e Komunës për problemet që kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturë, me rregullimin e ambientit, me investimet të cilat kanë mbetur akoma të papërfunduara. Vizituam disa firma të cilat janë shumë të suksesshme dhe të cilat tregojnë se situata në terren nuk është ashtu sic prezantohet në opinion sepse, megjithatë, ne kemi biznesmenë shumë të suksesshëm të cilët kanë bërë shumë punë të mirë dhe që janë konkurrues, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në tregun regjional dhe europian”, ka shtuar kryeministri.Displaying 4.jpg

I pari i ekzekutivit rikonfirmoi mbështetjen e madhe edhe për bujqit e Gjilanit me subvencione, duke besuar në rezultate shumë të mëdha të Komunës së Gjilanit.

“Na gëzon fakti që ekziston një përkrahje e madhe nga Ministria e Bujqësisë për prodhuesit bujqësor dhe një ndërlidhje shumë e mirë me ta për finalizimin e produkteve të tyre dhe kjo na jep shpresë se në të ardhmen ne do të shohim rezultate më të mëdha në Komunën e Gjilanit. Qeveria do të përkrah dhe gjithmonë do të modifikojë politikat fiskale dhe politikat tjera zhvillimore karshi kërkesave të  biznesit sepse për neve mbetet orientim themelor ta rrisim punësimin, ta rrisim cilësinë e biznesin, të përkrahim bizneset e vogla dhe të mesme, veçmas sektorin privat”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.Displaying 5.jpg

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë