Ahmet Isufi: Paga e policit jo nën 1 mijë euro plus shtesat e sigurimi shëndetësor

E publikuar: 17/01/2025 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ahmet Isufi / Foto: Lumi Hd

Ahmet Isufi / Foto: Lumi Hd

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thotë se siguria në vend është një nga pikat kryesore në programin e AAK-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Për neve siguria e paraqet elementin kryesor sepse pa e pasë shtetin e sigurtë problem është të zhvillohet një jetë normale. Kjo bazohet në të arriturat që kanë ndodhë në 25 vitet e funksionimit të Kosovës si shtet i pavaruar dhe pastaj me interesim për integrim në NATO dhe BE.” – tha Isufi në një debat në KTV, përcjellë infosot.com

Përpos ushtrisë, Isufi thotë se AAK ka menduar edhe për Policinë e Kosovës, duke detajuar elemente të cilat e bëjnë policinë më të dinjitetshme. Kjo, sipas tij do të ndodh duke krijuar kushte më të mira për pjesëtarët policorë, gjithashtu, duke e ngritur pagën e tyre.

“Në raport në policinë ne prioritet do ta kemi pagën, e cila nuk guxon të jetë nën një mijë euro për të mos pasë nevojë polici për një punë të dytë. Gjithshtu janë shtesat të cilat i janë ndalë.”

Isufi premtoi se do të realizohen edhe sigurimet shëndetësore për zyrtarët përgjegjës për sigurinë e Kosovës. Dhe kjo sipas tij do të ndodhë brenda këtij mandati 4 vjeçar, në rast të fitimit të zgjedhjeve nga AAK.