Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë të gjithë mësimdhënësve e Kosovës muajin tjetër pagat do ti marrin më të ultë. Ai ka thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.
” Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do ti alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.
“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marr me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ka thënë ai.