Si të merrni vendime të menduara mirë

E publikuar: 29/04/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stresi, ankthi, frika dhe shumë ndjenja tjera negative mund të na shtynë që në presion të marrim vendime të gabuara, pa i menduar mirë.

Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që herën tjetër, kur duhet të merrni vendime të rëndësishme të jeni të gatshëm që të merrni vendimin e duhur:

1.Ushtroni mendjen
Ushtrimet e e mendjes, si meditimi, janë shumë të rëndësishme që në një situatë krize të mos e lejoni egon, frikën e as emocionet të diktojnë vendimet dhe veprimet tuaja

2.Merrni kohë
Gjithmonë merrni kohën që ju duhet të mendoni para se të merrni një vendim. E rëndësishme është të jeni proaktiv, jo reaktiv. Andaj mos u pushtoni nga emocionet e momentit para se të thoni diçka apo të merrni një vendim që më vonë mund t’ju kushtojë shumë

3.Mos injoroni ankthin automatikisht
Ndonjëherë ankthi mund të jetë paralajmërues se po marrim një vendim të gabuar, mirëpo ju duhet të dini të dalloni ankthin dhe emocionet. Sa më shumë të ushtroni mendjen as më shumë do të mund të parandaloni kontrollimin e ankthit nga emocionet

4.Merrni informacion
Merrni informacione rreth vendimit të cilit duhet të merrni, nga shokët, online nga kolegët, kushdo që ju e dini që mund t’ju sigurojë informacion të saktë.

5.Merrni mendimin e të tjerëve
Dy koka mendojnë më mirë se një. Flisni me personat të cilët i besoni që t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën e duhur./kosovarja/