Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qëndruar këtë mëngjes në Gjakovë, duke vizituar fshatrat Cërmjan dhe Bec, shkruan Ekonomia Online.
Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar rëndësinë e Gjakovës dhe dëmin e madh që ka pësuar ky qytet gjatë luftës së fundit.
“Jam shumë i gëzuar që jemi në Cermjan, po ja fillojmë fushatën në Gjakovë, që është qyteti që ka pësuar më së shumti gjatë luftës së fundit”, ka deklaruar Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e rinovimit dhe zhvillimit të këtij rajoni pas traumave që ka kaluar.