![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2025/01/20250111_143552-compressed-660x400.jpg)
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Cernicë, Demiraj dhe Zhegër, ku është mirëpritur me ngrohtësi dhe përkrahje të madhe. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Aliu shprehu entuziazmin për pritjen dhe përkushtimin drejt arritjes së qëllimit të fushatës së tij: CEP MË CEP drejt #500k.
Në postim, ai theksoi përkrahjen e votuesve për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shënuar:
✅118 LVV
✅64 Luan Aliu
Kandidati falënderoi banorët për mbështetjen dhe përkushtimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të realizuar vizionin e përbashkët të Vetëvendosjes.