Shala: Kërkoj mbështetje për programin në ekonomi, drejtësi, shëndetësi dhe arsim

E publikuar: 11/01/2025 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka theksuar se Kosova nuk është në gjendjen që dëshirojmë, por beson se me punë të përbashkët mund të arrihet një e ardhme më e mirë për vendin.

Shala ka apeluar për mbështetje të programit të tij që përfshin reforma të rëndësishme në sektorët e ekonomisë, drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Ai ka ftuar qytetarët që ta mbështesin në këtë rrugë për të sjellë ndryshime pozitive në këto fusha kyçe për zhvillimin e Kosovës.

“Kam nderin të jem përsëri kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Kosova nuk është në gjendjen që e dëshirojmë. Besoj se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj për programin që sjell reforma në ekonomi, drejtësi, shëndetësi dhe arsim”, ka thënë Shala në postimin e tij.