Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmet Isufi ka deklaruar se me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të anëtarësohet sa më shpejt në NATO, shkruan Infosot.
Këto komente, Ahmet Isufi i bëri në Gjilan në një takim me kandidatët gra për deputete që vijnë nga Vitia, Kamenica e Gjilani.
Isufi në fjalën e tij tha mes tjerash se Aleanca si parti që nga fillimi ka treguar një stabilitet dhe kontinitet të angazhimit për Kosovën që nga çlirimit, prej shpalljes se pavarësisë dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës e cila është arritur nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt.
Ai tha që duhet të punojmë sa më shumë që Kosovën ta kemi në NATO, e të mos flasim për jostabilitetin e veriut, por ta kemi NATO-n këtu me Kosovën si pjesën e saj.
Isufi ka kërkuar në këtë takim nga gratë e atij rajoni por edhe burrat që bashkarisht me 9 shkurt të votojnë masivisht duke shpreh bindjen e tij të fuqishme që Aleanca do ta udhëheqë Kosovën. /Infosot