Selmanaj për Kurtin: Shpërndarja e kartelave për punësime në KEK është uzurpim i pastër i pushtetit

E publikuar: 06/01/2025 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin Kurti pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e nënshkrimit të punëtorëve në KEK.

Selmanaj ka thënë se është uzurpim i pastër i pushtetit.

Postimi i plotë:

Kur Albin KURTI- HIBRID shpërndan kartela për punësime në KEK, nuk kemi të bëjmë me abuzim të thjeshtë – është uzurpim i pastër i pushtetit.
KEK-u nuk është pronë e tij, as punësimet nuk janë kompetencë e tij. Ky veprim shkel çdo normë institucionale dhe i përul parimet bazë të demokracisë.

Në një shtet ku Kryeministri shpall veten rekrutues, punësues dhe përfitues i mirënjohjes publike, nuk ka më vend për institucione. Ka vetëm një njeri që shet pushtet dhe kërkon borxhe morale nga qytetarët. Ky nuk është shtet – është teatër i sundimit absolut.

Nëse duani NDRYSHIM, atëherë BËHUNI NDRYSHIMI i vërtetë me LDK-në.