Mbrojtja në rastin Drenica 1: Besojmë në lirimin e të akuzuarve

28.04.2015 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbrojtja në rastin Drenica 1: Besojmë në lirimin e të akuzuarve

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, është mbajtur të martën fjala përfundimtare e mbrojtjes në lidhje me rastin Drenica 1, ku të dyshuar për krime lufte janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Sabit Geci, Avni Zabeli dhe Jahir Demaku.
Avokati Tahir Rrecaj, mbrojtës i të dyshuarit Sahit Jashari, duke lexuar fjalën e tij përfundimtare, ka potencuar se në bazë të të gjitha dëshmive të deritashme, nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.
Avokati Rrecaj ka përsëritur bindjen e tij se përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të rezultojë në favor të klientit të tij, por edhe të të akuzuarve tjerë.
“Kam besim të plotë në trupin gjykues i cili deri tani ka qenë jashtëzakonisht profesional, se do të marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm, dhe ai vendim është lirues për zotin Jashari dhe të tjerët. Unë shpresoj shumë që kur të vij dita e shpalljes së aktgjykimit do t’i gëzohemi të gjithë këtij fakti”, theksoi Rrecaj.
Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi, i cili në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në asnjë provë të vetme deri tani nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.
“Jam i bindur se do të vërtetohet pafajësia e klientit tim dhe i njëjti do të lirohet nga akuza… në asnjë vendim dhe në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar fajësia e zotit Ismet Haxha”, ka thënë për KosovaPress Halimi.
Seanca e radhës në rastin ‘Drenica 1’ ku pritet që edhe avokatët tjerë ta thonë fjalën e tyre përfundimtare do të vazhdojë të mërkurën më 29 prill në ora 10:00.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare