Avokati kërkon inspektim të kushteve në Hagë: Kërkesë nga institucionet është e nevojshme dhe e domosdoshme

E publikuar: 28/12/2024 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuan inspektim të kushteve në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas shqetësimeve të ngritura nga Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Këta të fundit, kanë thënë se kushtet në Hagë kanë qenë të tmerrshme.

Për këtë, avokati Bajraktari ka thënë se neni 41, paragrafi 8 përcakton mundësinë e inspektimin dhe monitorimin e trajtimit të të paraburgosurve dhe kushteve që mbahen ata nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ose ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare që pranon t’i inspektojë dhe monitorojë ato ambiente.

“Me vëmendje dhe shqetësim kam përcjellë intervistat e z. Gucati dhe z. Haradinaj për sa i përket kushteve dhe mënyrës së trajtimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të paraburgimit në Hagë. Referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara i plotësojnë standardet ndërkombëtare përkatëse, neni 41, paragrafi 8. Për më tepër, ky paragraf përcakton mundësinë e inspektimit dhe monitorimit  të trajtimit të të paraburgosurve dhe kushteve që mbahen ata nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ose ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare që pranon t’i inspektojë dhe monitorojë ato ambiente. Një kërkesë nga ana e institucioneve tona në këtë drejtim, është e nevojshme dhe shumë e domosdoshme, madje edhe shumë urgjente”, ka shkruar Bajraktari.