Biznesmeni, njëkohësisht edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermaninë, Ukë Blakaj ka njoftuar se është zhvilluar një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Unioni i udhëhequr nga Nazmi Viqa dhe Shkëlzen Jusaj u takuan me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe pjesëtarë tjerë të kësaj partie, ku pjesëmarrës ishte edhe kandidati për deputet Ahmeti Isufi.
“Me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kolegë të tjerë, pritëm sot në takim Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, të prirë nga Nazmi Viqa dhe Shkëlzen Jusaj, një institucion i fuqisë së bashkëpunimit ekonomik dhe vizionit të përbashkët për zhvillim.”
Blakaj premton ura të reja për bizneset shqiptaro gjermane.