Që nga dita e sotme qyteti i Junikut është bërë me kamera publike.
Kjo u bë e ditur nga ana e kryetarit të kësaj komune, Ruzhdi Shehu përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
”Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në qytet. Njëkohësisht është funksionalizuar edhe dhoma e monitorimit të kamerave e cila do të mbikëqyret 24/7 nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Shehu.
Pas projektit të ndriçimit publik, instalimi i kamerave të qytetit shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë publike të junikasve, ka shtuar më tutje Shehu./Indeksonline/