Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur në “Fronal” të T7 për arrestimin e tij në vitin 2020.
Nasim Haradinaj ka folur për kontrollet e rrepta që iu janë bërë në Hagë.
“Në Hagë kemi zbritur, sektor i veçantë i aviacionit, këtu një përkthyes. Në Hagë kanë ardhur ata që më kanë marrë, në burg më kanë prit gardianët, procedura tjetër, pastaj të zhveshur krejt lakriq, kontrolla”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.