Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi”, në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.
“Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes.” – ka thënë Ahmeti.