Aleanca e lanson programin edhe në të lexuarit Braille, gjithëpërfshirja pa dallim

E publikuar: 24/12/2024 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Tishuku. Haradinaj ka premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë.

“Me kënaqësi takova sot udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga z. Daut Tishuku. Programi ynë qeverisës, që sot u promovua edhe me shkrimin braille, përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë sonë, duke filluar nga rritja e pensioneve e deri tek përshtatja e infrastrukturës publike për nevojat e tyre specifike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do të hapet shkolla të specializuara në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.

“Kosova që ne synojmë është një vend ku çdo qytetar gëzon dinjitet të plotë dhe mundësi të barabarta. Për këtë, kemi planifikuar një sërë masash transformuese, përfshirë: subvencionimin e sipërmarrësve të verbër, integrimin e shkrimit braille në të gjitha hapësirat publike, krijimin e një fondi të dedikuar për shtypjen e librave, si dhe hapjen e shkollave të specializuara në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se qytetarët tanë të verbër të kenë qasje të plotë në arsim, punësim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës publike. “Angazhimi ynë për një Kosovë gjithëpërfshirëse është i palëkundur.