Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 25 mijë mbështetës të kësaj partie janë regjistruar deri tani në mërgatë.
“MËRGATA PËR NDRYSHIM! 25,000 mbështetës tanë të regjistruar në Mërgatë deri më tani! Edhe 3 ditë të mbetura! Vazhdojmë! Regjistrohuni!”
Ai ka thënë se LDK prin me numrin e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e 9 shkurtit.“Dhe këtu, në këtë përvjetor të 35-të, më lejoni që të shpreh falënderimin e veçantë për bashkatdhetarët tanë, që tashmë kanë nisur uraganin e ndryshimit me regjistrim. Po ju njoftoj, lajmëroj, e kumtoj, se në regjistrimin e votuesve në mërgatë, në bazë të të gjithë të dhënave të strukturave tona, Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit. Gjersa flasim sot këtu, nga 60 mijë të regjistruar gjithsejtë, plot 25 mijë janë anëtarë e mbështetës tanë. Ata, së shpejti do të jenë dhe votues tanë të ardhshëm; votues të ndryshimit të madh kombëtar! Ju ftoj, që të tri ditët e mbetura, t’i vazhdojmë angazhimet për regjistrim; dhe kështu, ndryshimin që e ndjejmë brenda, ta mbajmë të barabartë me ndryshimin që na vjen nga mërgata!”, ka shkruar Abdixhiku.