Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet

E publikuar: 23/12/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha se ndan shqetësimin e shprehur nga SHBA dhe BE.

Rohde shtoi se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet.

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale që nuk duhet të politizohet”, shkruan ambasadori në “X”.