Vetaksident në Klinë, vdes shoferi, s’e përshtati shpejtësinë dhe përfundoi jashtë rrugës

E publikuar: 23/12/2024 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka bërë të ditur se pas një vetaksidenti rreth orës 07:20 në fshatin Poterq të Klinës ka vdekur shoferi i një veture, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Në njoftim thuhet, se viktima ka tentuar të kalojë korsinë, nga ana e djathtë në të majtë dhe përfundon jashtë rrugës.

Për shkak të lëndimeve të rënda, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 23. 12. 2024, rrethe orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.