Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullatës civile në Suharekë

E publikuar: 23/12/2024 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.N,  veprimet penale i ka kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“ I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, theksohet në njoftim.