Rama: Fluksi i azilkërkuesve, pasojë e manipulimit

E publikuar: 27/04/2015 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Shqip” sonte ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Ai iu përgjigj pyetjeve të shumta në prag të zgjedhjeve të para si kryeministër i vendit, si dhe për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.
Kryeministri Rama është përgjigjur për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë nëpër vendet evropiane. Ai ka thënë se rritja e azilkërkuesve është pasojë e manipulimit.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e Edi Ramës dhënë për Top Channel.

Rudina Xhunga: Basha sot ju quajti kryeministër turist i një popullit refugjat…

Edi Rama: Tani që po mbaron sezonin 4-vjeçar turistik si kryetar i Tiranës, është një person kompetent për të folur për turizmin.

Rudina Xhunga: Po për personat që kanë kërkuar azil në Gjermani?

Edi Rama: Le të jemi të vërtetë dhe ta shikojmë në sy njëri-tjetrin. Lëvizja e lirë në Shqipëri është shoqëruar me një fluks përpjekjesh për të shkuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë, dhe përgjithësisht në Perëndim. Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenoment i ri. Sot Serbia ka dyfishin e fluksit të lëvizjeve në raport me Shqipërinë dhe po t’i referohemi lëvizjeve migratore nga të gjitha vendet ish-komuniste dhe që janë lëvizje me synim përfitimi në tregun e përbashkët të punës…bëhet fjalë për miliona. Në këto javë jemi përballë një ngjarje që natyrshëm me të gjitha vendet ku është hequr regjimi i vizave. Ka një spekullim të madh që ka keqpërdorur një fakt. Gjermania, dhe për këtë arsye flukset kanë qenë të drejtuara në Gjermani, sepse ka bërë me dije kërkesën për 45 mijë të huaj. Për të huaj që zotërojnë zanate shumë specifike dhe që janë të nevojshëm për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për një hapje dyersh për të mikpritur dhe integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike dhe për këtë arsye mundësitë për të qëndruar atje janë zero. Ky manipulim dhe nevoja e njerëzve për një jetë më të mirë, që nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri. Nuk duhet të bëhet një arsye që njerëzit të shkojnë për të kërkuar azil sepse mundësitë janë zero dhe kthehen më të varfër se ç’janë nisur.

Rudina Xhunga: A ka qeveria përgjegjësi për këta elementë kriminalë që kanë manipuluar?

Edi Rama: Padyshim janë kapur dhe janë ndëshkuar disa. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri, siç ishte rasti në Kosovë për struktura të dukshme. Bëhet fjalë për shumë marrëdhënie të ndërmjetme individuale. Është e kotë që këtë fenomen ta lidhim me një apokalips dhe është e turpshme që këtë që po ndodh ta lidhim me qeverisjen e vendit. Fluksi është në rënie. Ka shumë më pak përpjekje dhe do të bjerë fare dhe do të rikthehemi në trendin natyral. Atëherë çfarë do të themi që u rrit ekonomia? Është speklulim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme./TopChannel/